.AL Albania terms & regulations
Page 1
1
REPUBLIKA E SHQIPERISE
AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
RREGULLORE
Nr. 02 datë 21.02.2008
PER
“ Regjistrimin dhe Administrimin e Emrave të Domain-eve nën .AL dhe nën
domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al”
Miratuar me Vendim të Këshillit Drejtues Nr.437, Datë 21.02.2008, ndryshuar me VKD Nr.
122/1 datë 15.11.2002 dhe VKD Nr.1396 datë 28.08.2010
Page 2
2
INDEKSI I PERMBAJTJES
Të përgjithshme …………………………………………………………………………. 3
Neni 1 – Përkufizime …………………………………………………………………… 3
Neni 2 – Objekti ……………………………………………………………………
6
Neni 3 – Zbatueshmëria ……………………………………………………………
6
Neni 4 – Kushtet dhe kërkesat e përgjithshme .…………………………………...
6
Neni 5 – Periudha kalimtare (Sunrise period) ……………………………………
7
Neni 6 – Kategoritë e Domain-eve ……………………………………………………
8
Neni 7 – Poseduesi i një emri domain-i në zonën “.al” ……………………………
9
Neni 8 – Kontakti administrativ ……………………………………………………
9
Neni 9 – Mundësi kontakti ……………………………………………………………
9
Neni 10 – Rinovimi i informacionit …………………………………………………... 10
Neni 11 – Të drejtat mbi emrin e domain-it …………………………………………... 10
Neni 12 – Vlefshmëria e emrit të domain-it …………………………………………... 11
Neni 13 – Kushtet në zonen “.al” ...…………………………………………………
11
Neni 14 – Regjistrimi i një emri domain-i në zonën .gov.al, .mil.al dhe .edu.al ...…
11
Neni 15 – Rregulla të vecanta për nën domain-in .gov.al ...…………………………
12
Neni 16 – Rregulla të vecanta për nën domain-in .mil.al ...…………………………
12
Neni 17 – Rregulla të vecanta për nën domain-in .edu.al ...…………………………
12
Neni 18 – Zgjedhja e emrit të domain-it ...…………………………………………
13
Neni 19 – Emrat e ndaluar dhe te rezervuar ...………………………………………… 13
Neni 20 – Rregullat sintaksore ..………………………………………………….
14
Neni 21 – Regjistrimi i emrit të domain-it …………………………………………...
14
Neni 22 – Kriteret e regjistrimit ...…………………………………………………
15
Neni 23 – Faturimi i pagesave për regjistrimin dhe posedimin e emrave të domain-eve 15
Neni 24 – Pezullimi i veprimeve ...…………………………………………………
16
Neni 25 – Bllokimi i një emri domain-i ...…………………………………………
17
Neni 26 – Mbyllja e një emri domain-i ...…………………………………………
17
Neni 27 – Zgjidhja e mosmarrëveshjeve ...…………………………………………
19
Neni 28 – Modifikimi teknik ...………………………………………………………… 19
Neni 29 – Transferimi vullnetar i emrit të domain-it ...………………………………… 19
Neni 30 – Transferimi i detyrueshëm i emrit të domain-it ...…………………………
20
Neni 31 – Detyrimet e poseduesit të ri pas transferimit të emrit të domain-i ................... 21
Neni 32 – Konfidencialiteti dhe ruajtja e privacisë ..………………………………….
21
Neni 33 – Te dhënat personale ..………………………………………………….
21
Neni 34 – Detyrimet ..…………………………………………………………………. 22
Neni 35 – Garancitë ..………………………………………………………………….
22
Neni 36 – Modifikimi i Rregullores ..………………………..………………………... 22
Neni 37 – Ligjshmëria ..……….…………………………………………………
23
Neni 38 – Dispozitë perfundimtare .…………………………………………………..
23
ANEKS 1 – Dispozitat mbi të cilat do të bëhet regjistrimi i emrave të domain-eve gjatë
periudhës kalimtare (sunrise period) ……………………………………………….
24-25
Page 3
3
Të përgjithshme:
1. Autoriteti I Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) është “ Autoriteti Përgjegjës ” për
regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve nën “.al” dhe nën domain-et“.gov.al,
.mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al”.
2. Emrat e domain-eve janë të regjistrueshëm në shërbim të interesit të përgjithshëm të publikut
në përputhje legjislacionin për publikimin dhe mosdiskriminimin, me qëllimin për të siguruar
veçanarisht mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
3. Për këtë qëllim, Autoriteti Përgjegjës nxjerr këtë Rregullore për të administruar regjistrimin
dhe mirëmbajtjen e emrave te domain-eve nën “.al” dhe gjashtë nën domainet përkatëse.
4. Rregullorja, së bashku me formularët dhe çdo dokument tjetër mbështetës, formojnë një akt të
vetëm normativ të quajtur “Rregullore për Regjistrimin dhe Administrimin e Emrave te Domain-
eve nën “.al” dhe nën domain-et “.gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al” (këtu dhe
më poshtë e njohur si “ Rregullorja” ).
5. Subjekte të së drejtës për të poseduar një ose disa emra domain-esh nën administrimin e
Autoritetit Përgjegjës sipas kësaj Rregulloreje në zonën e “.al” dhe nën domain-et “.com.al,
.org.al dhe .net.al”, janë personat juridikë publikë dhe privatë, personat fizikë tregtar, si dhe
personat natyrorë .
6. Numri i domain-eve që mund të posedojnë në përdorim një subjekt sipas kësaj Rregulloreje
është i pakufizuar.
Neni 1
Përkufizime
Për zbatimin e kësaj Rregulloreje, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1.1 “ Autoriteti Përgjegjës ” - është Autoriteti i Komunikimeve Elektronike (AKEP ) sipas ligjit
nr.9918, datë 19.05.2009 “Për Komunikimet Elektronike në Republikën e Shqipërisë”, , i cili do
të bëjë regjistrimin dhe administrimin e emrave të domain-eve nën “.al” dhe nën domain-et
“.gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al dhe .net.al”, si dhe mbikqyrjen e zbatimit të Rregullores
nga subjektet e autorizuara prej tij për të bërë regjistrime të këtyre domain-eve dhe nën domain-
eve.
1.2 “aplikuesi” – është çdo person juridik publik dhe privat, çdo person fizik tregtar, si dhe
çdo person natyror , cili paraqet tek Autoriteti Përgjegjës kërkesën për regjistrimin apo
transferimin e një ose më shumë emra domain-esh”.
.
1.3 “adrese IP” – “Internet Protocol Address”, gjithashtu e njohur si “Internet Address”, është
një adresë unike e përdorur për të identifikuar një burim (p.sh.kompjuter, router, etj) në Internet.
Kjo adresë përbëhet nga një numër (sekuence) shifrash.
Page 4
4
1.4 “bllokim” – është veprimi i cili përfshin mbylljen (tërheqjen) dhe ç'aktivizimin e
përkohshëm të emrit të domainit nga shërbimi DNS, duke e bërë atë jo të përdorshëm deri në
marrjen e vendimit përfundimtar nga organi kompetent. Në këtë gjendje (status) emri i domain-it
vazhdon t'i përkasë poseduesit të tij dhe si rrjedhim, emri i domain-i, të bllokuar nuk mund të
regjistrohet nga ndonjë palë tjetër.
1.5 “ DNS” – Domain Name System (sistem/shërbim i emrave të domain-eve), është një bazë të
dhënash e shpërndarë që përdoret për regjistrimin e burimeve të Internetit (kompjuter, router, etj)
në formën e një emri domain-i (p.sh. nic.al) dhe i përputh ato me një adresë Interneti. Si
rrjedhim, protokolli i Internetit kryen konvertimin midis emrit të domain-it dhe adresave të
Internetit të makinave të lidhura në Internet.
1.6 “DNS server” – Name Server (NS) (shërbyes emrash), është një server (shërbyes) që
përdoret për të regjistruar emrat e domain-eve. Ka dy lloje server-ash për emrat e domain-eve:
server-a parësor (primary) dhe dytësor (secondary).
1.7 “emërtimi” – është veprimi që kryhet për përcaktimin e emrave të domain-eve nëpërmjet
zbatimit të rregullave të parashikuara në këtë Rregullore. Këto rregulla ndryshojnë sipas
institucioneve të autorizuara për të administruar zona të Internetit (.al: AKEP , .fr: AFNIC, .uk:
Nominet, etj)”
1.8 “emri domain-i” – është një kombinim alfanumerik që përbëhet nga një rrënjë dhe një
shtesë që përputhet me një adresë Interneti.
1.9 “gjendje” – është një gjendje(status) e tillë që përcakton veprimet e mundëshme që mund të
kryhen mbi një emri domain-i dhe e funksionimit të tij. Kemi tre gjendje(statuse):
a) AKTIV: Emri i domain-it është i deklaruar në DNS (me funksionim të plotë)
b) PEZULLUAR: Emri i domain-it është i deklaruar në DNS, por asnjë veprim
administrativ nuk mund të kryhet mbi të.
c) BLLOKUAR: Emri i domain-it nuk është me i deklaruar në DNS. Nuk është më funksional
dhe nuk mund të kryhet asnjë veprim administrativ mbi të.
1.10 “identifikim i pasuksesshëm” – konsiderohet rezultati i veprimit të identifikimit, kur në
përfundim të procesit të verifikimit të kryer nga Autoriteti Përgjegjës, të dhënat e deklaruara në
formularët e aplikimit nga poseduesi i emrit të domain-it nuk janë të njejtë (ose nuk arrin të
vërtetohet), me bazën e të dhënave publike (informacionit) që disponojnë institucionet e caktuara
ligjërisht për këtë qëllim. Kjo, në mënyrë të veçantë kur informacioni i depozituar nga poseduesi
i emrit të domain-it nuk gjendet në këto baza të dhënash ( data base ) të institucioneve
publike/shtetërore përgjegjëse, është i ndryshëm, ose kur për çfardolloj arsyeje nuk mund të
arrihet të hyhet në bazën e të dhënave përkatëse.
1.11 “modifikim teknik” – është procesi/veprimi teknik që perfshin modifikimin e serverave
DNS në të cilët është instaluar emri i domain-it.
1.12 “mbyllja” – është veprimi i cili përfshin mbylljen (tërheqjen) e emrit të domain-it nga
shërbimi DNS dhe kthimin e tij, tashmë jo funksional, në gjendje të lirë për t'u regjistruar nga
një aplikant i ri.
Page 5
5
1.13 “posedues” – është aplikuesi që pas regjistrimit të një ose disa emra domain-esh e/i ka
atë/ato në përdorim efektiv sipas kushteve të kësaj Rregulloreje.
1.14 “pezullimi i veprimeve” – është masë administrative e përkohshme që vendoset mbi
veprimet administrative që kryhen nga Autoriteti Përgjegjës mbi një emer domain-i.
Gjendja e pezullimit nuk ndikon në përdorimin e emrit të domain-it (funksionimi normal
i faqes së Internetit, adresa e email-it, mirëmbajtja).
1.15 “ periudha kalimtare” ose siç njihet ndryshe në terminologjinë ndërkombëtare (Sunrise
period) – është periudha tranzitore/kalimtare e përcaktuar nga Autoriteti Përgjegjës por që nuk
mund të jetë më e gjatë se 4 (katër) muaj në vazhdim nga dita e hyrjes në fuqi të Rregullores,
gjatë së cilës personat juridik publik/privat dhe fizik tregtar do të kenë të drejtën për të regjistruar
si emra domain-esh, përveç atyre emrave me të cilët njihen (p.sh. emër institucioni, emër subjekti
me të cilin është bërë regjistrimi sipas legjislacionit në fuqi), apo emër marke të regjistruar nga
zyrat përkatëse edhe emra që lidhen me veprimtarinë e përditshme apo aktivitetin e tyre
tregtar/publik.
1.16 “ persona juridik publikë ” – janë institucion dhe ndërmarrje shtetërore, që financohen vetë
ose nga buxheti i shtetit, entet e tjera publike të njohura nga ligji si person juridik.
1.17 “persona juridik privat” – janë shoqëritë tregtare, shoqatat, fondacionet dhe entet e tjera
me karakter privat, të cilat fitojnë personalitetin juridik në mënyrën e caktuar nga ligji.
1. 18 “persona fizik tregtar” – janë ato subjekte të themeluara dhe të regjistruara me këtë status
në Regjistrin Tregtar, sipas ligjislacionit në fuqi.
1.19 “persona natyrorë” – janë individët që mbushin moshën tetëmbëdhjetë vjeç dhe në
përputhje me përcaktimet e Kodit Civil të Republikës së Shqipërisë gëzojnë zotësi të plotë
juridike dhe për të vepruar
1.20 “regjistrues” – janë subjektet e autorizuara nga Autoriteti Përgjegjës për të bërë
regjistrimin e domain-eve nën .al në përputhje me këtë Rregullore. Kushtet dhe afati i
fillimit të veprimtarisë së regjistruesve do të përcaktohen në një akt tjetër normativ si
shtesë e kësaj Rregulloreje.
1. 21 “rinovim informacioni ” – është përditesimi i informacioneve administrative të
poseduesit (adresë, telefon, faks, adresë e-maili) dhe të gjitha llojeve të kontakteve
(kontakt administrativ, kontakt teknik dhe kontakt pagese) që kanë lidhje me
administrimin e një emri domain-i.
1.22 “transferim” – është veprimi administrativ që kryhet nga Autotiteti Përgjegjës
për të transferuar një emër domain-i nga një posedues tek një tjetër.
1.23 “ veprime administrative ” – janë të gjitha veprimet teknike dhe administrative që
kryhen nga Autoriteti Përgjegjës për regjistrimin dhe administrimin e nje emri domain-i.
1.2 “zona e emërtimit” – është gjithë zona që përfshin një domain i nivelit të parë
Page 6
6
(psh “.al”, “.fr”, etj) dhe një ose më shumë domain-e të nivelit të dytë (nën domain-e).
Neni 2
Objekti
Objekti i kësaj Rregulloreje është përcaktimi i kushteve, procedurës dhe rregullave për
administrimin e procesit të regjistrimit dhe administrimit teknik për qeverisjen e zonës së
emrave të domain-eve (emra domain-esh nën .al dhe nën “.gov.al, mil.al, .edu.al, .com.al,
.org.al, .net.al”) që mbulon Autoriteti Përgjegjës.
Neni 3
Zbatueshmëria
3.1 Publikimi i Rregullores në faqen e Internetit http://www.akep.al konsideron plotësimin
nga ana e Autoritetit Përgjegjës të detyrimit ligjor të publikimit të akteve normative
administrative të nxjerra prej tij ”
3.2 Paraqitja e kërkesës nga aplikuesi për regjistrimin e një domain-i, si dhe pagesa e kryer sipas
akteve nënligjore në fuqi, lidhur me regjistrimin ose ndonje veprim tjeter administrative,
nënkupton njohjen dhe pranimin prej tij të kësaj Rregulloreje.
3.3 Në rast ndryshimesh të mundshme të Rregullores, efektet dhe afati i zbatimit të tyre do të jetë
i menjëhershëm pas miratimit nga organi kompetent vendimmarrës i Autoritetit Përgjegjës
(Këshilli Drejtues), si dhe publikimit të tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Neni 4
Kushtet dhe kërkesat e përgjithshme
4.1 Autoriteti Përgjegjës, gjatë procesit të regjistrimit vepron në mirëbesim mbi bazën e parimit
të “vetëdeklarimit”, duke marrë të mirëqenë vërtetësine, saktësinë, autenticitetin (origjinalitetin)
dhe ligjshmërine e të dhënave të paraqitura nga aplikuesi në formularët përkatës.
4.2 Aplikuesi, përgjigjet ligjërisht mbi bazën e legjislacionit në fuqi, për vërtetësinë, saktësinë
dhe autenticitetin e çdo të dhëne (informacioni) në zbatim të kërkesave të parashikuara në këtë
Rregullore. Për këtë, aplikuesi deklaron me shkrim përgjegjësinë ligjore për sa më sipër dhe se ai
ka zbatuar të gjitha rregullat dhe në veçanti nuk cënon të drejtën e palëve të tjera të percaktuara
në ligjin për Konkurrencen, ligjin “Për të drejtën e autorit”, pronësinë intelektuale, kulturore, etj.
4.3 Autoriteti Përgjegjës, do të veprojë duke prezumuar legjitimitetin, saktësinë, vërtetësinë dhe
autenticitetin e informacionit në lidhje me të dhënat e përftuara nga aplikuesi për regjistrimin e
emrit të domain-in për të cilin aplikohet, duke disponuar në çdo kohë të drejtën e verifikimit të
tyre në rast dyshimi, ankimimi ose veprimi rutinë nga ana e tij.
Gjithashtu, në rastin e një cënimi haptazi të së drejtës (ligjshmërisë) ose në rastet e një
përdorimi të pa autorizuar prej tij të shërbimeve të parashikuara në Rregullore, Autoriteti
Përgjegjës do të veprojë sipas kësaj Rregulloreje duke mos pranuar aplikimin ose mbyllur
emrin e domain-it në përdorim.
Page 7
7
4.4 Aplikuesi, vepron duke patur parasysh detyrimin për sigurimin dhe ruajtjen e Autoritetit
Përgjegjës nga ankime dhe dëme që mund të vijnë nga palët e treta, për cënim të të drejtave të
tyre të parashikuar ligjërisht që vjen si pasojë a dhënies së atij emer domain-i për të cilin është
aplikuar, si dhe mban përgjegjësi ligjore (administrative, civile dhe penale) në rast të vërtetimit të
tyre nga organet kompetente, mbi bazën e një vendimi përfundimtar gjykate.
4.5 Asnjë e drejtë tjetër nuk mund të burojë ose pretendohet nga dhënia në përdorim e nje emri
domain-i prej Autoritetit Përgjegjës, përveç atyre të përcaktuara në këtë Rregullore .
Marrëdhëniet e krijuara ndërmjet aplikuesit dhe Autoritetit Përgjegjës nuk konsiderojnë dhe
nënkuptojnë asnjë masë mbrojtëse në favor të të tretëve përtej atyre të parashikuara në këtë
Rregullore.
Neni 5
Periudha kalimtare (Sunrise period) shfuqizuar
Neni 6
Kategoritë e domain-eve
6.1 Zonat e emrave të kontrolluara nga Autoriteti Përgjegjës janë:
a) Emrat nën .AL
b) Nën Domain-et
6.2 Emrat nën “.al” dhe nën domain-et “.com.al, .org.al dhe .net.al” janë të lirë për t'u regjistruar
nga personat juridikë publikë dhe privatë si dhe ato fizike tregtar të themeluar dhe regjistruar në
përputhje me parashikimet ligjore për këtë qëllim.
6.3 Nën domain-et dhe qëllimi i tyre funksional, janë:
a) “.org.al” për personat juridikë privatë – shoqatat. Regjistrimi është lirë
b) “.com.al” për personat juridikë privatë – shoqëritë tregtare. Regjistrimi është lirë
c) “.net.al” për personat juridikë privatë dhe personat fizik tregtar që operojnë në fushën e
rrjeteve. Regjistrimi është lirë
d) “.gov.al” për personat juridikë publikë - institucionet shtetërore të Republikës së Shqipërisë.
Regjistrimi bëhet sipas kushteve të veçanta të përcaktuara në Rregullore.
e) “.mil.al” për strukturat në përbërje të sistemit të Forcave të Armatosura të Republikës së
Shqipërisë. Regjistrimi bëhet sipas kushteve të përcaktuara në Rregullore.
f) “.edu.al” për institucionet (persona juridikë publikë dhe privatë) e sistemit arsimor,
shkencor dhe edukativë të Republikes së Shqipërisë. Regjistrimi bëhet sipas kushteve
të veçanta të përcaktuara në Rregullore.
6.4 Është i autorizuar vetëm përdorimi i nën domain-eve të përcaktuara në këtë
Rregullore.
Neni 7
Poseduesi i një emri domain-i në zonën “.al”
Page 8
8
7.1 Posedues të një ose disa emra domain-esh në zonën “.al”, kanë të drejtë të jenë personat
juridik publikë dhe privat, personat fizik tregtar, si dhe personat natyrorë , që sipas procedurës
së regjistrimit, plotësojnë të gjitha kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në këtë Rregullore.
Posedues të një ose disa emra nën domain-esh në zonën “.al” : “.com.al, .org.al dhe .net.al”, kanë
të drejtë të jenë personat juridik publikë dhe privat dhe personat fizik tregtar, që sipas
procedurës së regjistrimit, plotësojnë të gjitha kushtet dhe kërkesat e përcaktuara në këtë
Rregullore”
7.2 Për personat fizik tregtar në kuptim të ligjit në fuqi për shoqëritë tregtare, zbatimi
i së drejtës për të poseduar një ose disa emra domain-esh në zonën e “.al” dhe nën
domain-et “.com.al, .org.al dhe .net.al”, sipas procedurës dhe rregullave të përcaktuara në
Rregullore, do të fillojë menjëherë me hyrjen në fuqi të kësaj Rregulloreje.
Neni 8
Kontakti administrative
8.1 Me paraqitjen e aplikimit për regjistrim, aplikuesi për të qenë posedues i nje emri
domain-i, përveç kushteve të tjera të parashikuara në Rregullore, mund të përcaktojë dhe
një “kontakt administrativ”.Poseduesi, është i detyruar ta rinovojë “kontaktin
administrativ” përgjatë gjithë periudhës së përdorimit të emrit të domain-it, çdo herë që
ai pëson ndonjë ndryshim.
8.2 Poseduesi i emrit të domain-it, ka të drejtë të zgjedhë si “kontakt administrativ”,
veten e tij ose një person juridik privat ose person fizik tregtar/jo tregtar, pavarësisht nëse
ai ka ose jo marrëdhënie të drejtpërdrejtë me të.
8.3 “Kontakti administrativ”, duhet të jetë subjekt/person rezident në Shqipëri dhe të
ketë një adresë që domosdoshërisht të mundësojë korrespondencën në rrugë postare të
dokumentave.
8.4 Me qënien rezident në Shqipëri të personit juridik privat, si dhe person fizik
tregtar/jo tregtar nënkuptohet ekzistenca e selisë ose vendbanimit/vendqendrimit me
adresë të identifikueshme në territorin e Republikës së Shqipëri në përputhje me
legjislacionin përkatës për këtë qëllim.
8.5 Autoriteti Përgjegjës, nuk mban përgjegjësi dhe nuk angazhohet në asnjë rast, për
zgjidhjen e konflikteve të mundëshme që mund të lindin në marrëdhëniet ndërmjet
poseduesit të emrit të domain-it dhe “kontaktit administrativ”, ose të pasojave që mund të
rrjedhin për shkaqe të tilla.
Neni 9
Mundësi kontakti
9.1 Është domosdoshmëri, që Autoriteti Përgjegjës të ketë mundësi të kontaktojë
“poseduesin” e emrit të domain-it ose “kontaktin administrativ”, në çdo kohë sipas rastit
dhe nevojës së paraqitur.
9.2 “Poseduesi” i emrit të domain-it dhe “kontakti administrativ”, detyrimisht duhet
Page 9
9
të mbajnë në mënyre të vazhdueshme përveç të tjerave dhe një numër telefoni dhe adresë
e-maili të vlefshme.
9.3 Saktësia e të dhënave të kërkuara sipas këtij neni të Rregullores, është nën
përgjegjësinë e poseduesit të emrit të domain-it.
9.4 Në rast të mos plotësimit të kushteve të përcaktuara në këtë nen edhe pas kryerjes
së njoftimit nëpërmjet adresës së e-mailit të poseduesit, për të rinovuar informacionin
brënda 15 ditësh kalendarike dhe masën që do të merret në rast të kundërt, Autoriteti
Pergjegjes vepron me bllokimin e emrit të domain-it për një periudhë 30 ditë kalendarike
dhe më pas mbylljen e tij në përputhje me nenin 26.
9.5 Me dërgimin e njoftimit në adresën e e-mailit të poseduesit, për rinovimin e
informacionit, Autoriteti Pergjegjes nuk merr përsipër përgjegjësi për mosfunksionimin e
e adresës së e-mailit.
Neni 10
Rinovimi i informacionit
10.1 Poseduesi i emrit të domain-it, ka për detyrë që gjatë gjithë kohës së disponimit
të tij, të rinovojë informacionin e dhënë gjatë regjistrimit apo transferimit të emrit të
domain-it brënda 15(pesëmbëdhjetë) ditëve kalendarike, nëpërmjet formës përkatëse të
parashikuar në Rregullore.
10.2 Nëqoftëse në rastin e një verifikimi, informacioni rezulton i parinovuar, Autoriteti
Përgjegjës kryen njoftimin, nëpërmjet adresës së e-mailit të poseduesit, duke i dhënë afat
15 (pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike për ta rinovuar atë. Më pas, në rast mosveprimi nga
ana e poseduesit, Autoriteti Përgjegjës bën bllokimit e emrit te domain-it për një periudhe
30 ditë kalendarike. Në se edhe brenda kësaj periudhe të bllokimit nuk kryhet rinovimi i
informacionit, Autoriteti Përgjegjës për mosveprim nga ana e poseduesit, do të zbatojë
klauzolën e përcaktuar në nenin 26.
10.3 Autoriteti Përgjegjës, nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për dëmin që mund t'i
shkaktohet poseduesit si rezultat i një veprimi bllokimi apo mbyllje të emrit të domainit/
eve për shkak të mosveprimit të tij siç parashikohet në pikën 10.2.
10.4 Në procedurën e parashikuar në piken 10.2 nuk përfshihet ndryshimi/korrigjimi i emrit të
subjektit (person juritik publik/privat, fizik tregtar apo person natyror ) mbi bazën e të cilit
poseduesi ka bërë regjistrimin e emrit të domain-it.
Neni 11
Të drejtat mbi emrin e domain-it
11.1 Poseduesi i emrit të domain-it, ka të drejtë të përdorë këtë emër gjatë gjithë
periudhës së vlefshmërisë së tij.
11.2 Poseduesi, mund ta përdorë emrin e domain-it në përdorim, vetëm për sa
Page 10
10
parashikohet dhe përcaktohet në këtë Rregullore.
11.3 Poseduesi i emrit të domain-it, merr përsipër të gjitha përgjegjësitë që lidhen me
regjistrimin, përdorimin dhe kryerjen e veprimeve me një emër domain-i në përputhje me
kushtet dhe detyrimet e parashikuara në këtë Rregullore.
11.4 Autoriteti Përgjegjës, ka të drejtë t'i heqë poseduesit të drejtat mbi emrin e domain-it, pa
kompensim, kur emri përkatës pengon procesin e rinovimit të listës së “emrave bazë” (emra të
ndaluar dhe të kufizuar).
Në një rast të tillë, “poseduesi” njoftohet paraprakisht, për heqjen e së drejtës mbi emrin e
domain-it, për një periudhë 6 mujore, ose e reduktuar kjo në 3 muaj, në rastin e një
emergjence/nevoje të vërtetuar. Kjo kohë, është e nevojshme për t'i dhënë mundësi poseduesit
për zgjedhjen e një emri tjetër domain-i dhe sigurimin e një tranzicioni normal.
Neni 12
Vlefshmëria e emrit të domain-it
12.1 Një emër domain-i është i vlefshëm për përdorim nga “poseduesi”, vetëm në periudhën
ndërmjet dy pagesave të njëpasnjëshme të kryera prej tij sipas përcaktimeve të parashikuara në
këtë Rregullore” .
12.2 Kjo periudhë, përsëritet automatikisht, përveç rasteve kur “poseduesi” paraqet, sipas kësaj
Rregulloreje dhe formës përkatëse, një kërkesë për mbyllje ose kur nuk kryhet pagesa për
periudhën në vijim”.
Neni 13
Kushtet në zonen “.al”
13.1 Sipas kësaj Rregulloreje, deri në marrjen dhe publikimin e një vendimi tjetër nga Autoriteti
Përgjegjës, të drejtën për të regjistruar një emër domain-i në zonën ”.al” dhe nën domain-et
”.com.al, .org.al dhe .net.al”, e kanë vetëm personat juridikë publik dhe privat, si dhe personat
fizik tregtarë me rezidence të aktivitetit tregtar në territorin e Republikës së Shqipërisë të
regjistruar si të tillë sipas legjislacionit në fuqi për këtë qëllim.
13.2 Çdo subjekt (person juridik publik/privat apo fizik tregtar) që pushon së egzistuari si i tillë
dhe ç'rregjistrohet nga Regjistri Tregtar, në të njëjtën kohë humbet të drejtën e rinovimit të një
emri domain-i të regjistruar në emrin e tij.
Neni 14
Regjistrimi i një emri domain-i në zonën .gov.al, .mil.al dhe .edu.al
14.1 Që të kryhet një regjistrim në një nga nën domain-et “.gov.al, .mil.al dhe .edu.al”, më parë
duhet të provohet nga aplikuesi, që ai i përket kategorisë së përcaktuar për atë nën domain nga
kjo Rregullore.
14.2 Bashkë me aplikimin për regjistrim, domosdoshmerisht duhet të depozitohet tek Autoriteti
Përgjegjës edhe dokumentacioni mbështetës (provat) që vërtetojnë plotësimin e kushteve të
përcaktuara në Rregullore.
Page 11
11
14.3 Regjistrimi i nje emri domain-i në zonën e një nën domain-i, nuk është I detyrueshëm për
personat juridikë publik dhe privat apo personat fizike tregtar. Ata, mund të regjistrojnë një emër
domain-i në zonën “.al” në përputhje me Rregulloren,
Neni 15
Rregulla të veçanta për nën domain-in .gov.al
15.1 Nën domain-i “.gov.al” është i rezervuar për institucionet shtetërore të Republikës së
Shqipërisë. Emri i domain-it për të cilin aplikohet duhet të përputhet plotësisht ose pjesërisht me
emrin e institucionit që aplikon ose projektit që ato ndërmarrin, i cili po ashtu duhet të
shoqërohet me dokumenta mbështetës.
Neni 16
Rregulla të veçanta për nëndomain-in .mil.al
16.1 Nën domain-i “.mil.al” është i rezervuar për strukturat në përbërje të sistemit të Forcave të
Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Emri i domain-it për të cilin aplikohet duhet të
përputhet plotësisht ose pjesërisht me emrin e institucionit që aplikon ose projektit që ato
ndërmarrin, i cili po ashtu duhet të shoqërohet me dokumenta mbështetës.
Neni 17
Rregulla të veçanta për nëndomain-in .edu.al
17.1 Nëndomain-i “.edu.al” është i rezervuar për institucionet e sistemit arsimor, shkencor dhe
edukativ të Republikës së Shqipërisë.
17.2 Të drejtën për të regjistruar një emër domain-i nën “.edu.al” e kanë:
a) Institucionet e sistemit arsimor, shkencor dhe edukativ shtetëror. Emri i domain-it për të cilin
aplikohet duhet të përputhet plotësisht ose pjesërisht me emrin e institucionit përkatës ose
projektit që ata ndërmarrin, i cili po ashtu duhet të shoqërohet me dokumenta mbështetës.
b) Institucionet arsimore, shkencore dhe edukative jo publike. Këto institucione përveç
formularit të aplikimit duhet të sjellin edhe nje kopje të noterizuar të liçensës së lëshuar sipas
legjislacionit në fuqi për ushtrimin e aktivitetit perkates (liçense e leshuar nga Ministria e Arsimit
te Republikës së Shqipërisë). Emri i domain-it për të cilin aplikohet duhet të përputhet plotësisht
ose pjesërisht me emrin e përcaktuar në liçensë ose emrin e projektit që ata ndërmarin, shoqëruar
me dokumenta mbështetës.
Neni 18
Zgjedhja e emrit të domain-it
18.1 Aplikuesi ka të drejtë të zgjedhi si emër domain-i çdo lloj emri që dëshiron,përveçse atyre
emrave që bëjnë pjesë në listën e emrave të ndaluar apo të rezervuar dhe të atyre që janë
regjistruar më parë nga subjekte të parashikuara në Rregullore. Aplikuesi merr përsipër të gjitha
përgjegjësitë që mund të rrjedhin për këtë zgjedhje,
18.2 Lidhur me zgjedhjen e emrit të domain-it/ve, aplikuesi është i detyruar të zbatojë
të gjitha deyrimet dhe kushtet e parashikuara në Rregullore.
Detyrimisht duhet që emri i zgjedhur të plotësojë këto kushte :
Page 12
12
a) Emri të mos jetë në listen e “emrave të ndaluar” ;
b) Emri të mos jetë në listen e “emrave të rezervuar”;
c) Emri të jetë në përputhje me rregullat sintaksore (Neni 20);
d) Emri të mos cënojë të drejtat e palëve të tjera, në veçanti:
i. Të drejtën e autorit ( prona letrare dhe artistike dhe/ose prona industriale)
ii. Ligjin e konkurrences dhe sjelljet korrekte në marrëdheniet tregtare/biznesit;
e) Emrat të mos cënojnë moralin publik dhe rendin, dhe në veçanti të mos përfshijnë
terma:
i. Që cënojnë lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut, liritë dhe të drejtat vetjake,
liritë dhe të drejtat politike, liritë dhe të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore të
parashikuara në Kushtetutë;
ii. Që mund të shkaktojnë ndonjë demtim lidhur me zhvillimin e minorenëve.
f) Emrat, duhet të jenë të ndryshëm nga emrat e ndarjeve administrative dhe territoriale
sipas ligjit përkatës në fuqi të Republikës së Shqipërisë.
Neni 19
Emrat e ndaluar dhe të rezervuar
19.1 Emra të ndaluar, konsiderohen emrat që sipas listës përkatëse në varësi të specifikës/natyrës
së tyre, nuk mund të regjistrohen nga Autoriteti Përgjegjës si emra domain-esh.
19.2 Emra të rezervuar konsiderohen emrat që janë objekt regjistrimi me kushte të veçanta të
lidhura me identitetin dhe kategorinë në të cilën klasifikohet aplikuesi.
19.3 Autoriteti Përgjegjës, në përputhje me përcaktimet e bëra në këtë Rregullore, përgatit dhe
publikon në faqen e Internetit www.akep.al , listë n ee m ra v e të nd aluar dh e të re z er v uar ” .
19.4 Emrat e “ndaluar” përfshijnë por pa u kufizuar ne to, emra me kuptim abuziv, ofendues,
racist, fjalë që lidhen me krime apo sjellje të keqe si dhe ato të cilat janë në kundërshtim me
zakonet e mira .
19.5 Disa shembuj të emrave të “rezervuar” janë: termat teknike të Internetit, emra që lidhen me
veprime/operacione të shtetit, emrat e organizatave ndërkombëtare, emrat e qarqeve, prefek-
turave, bashkive, komunave, qyteteve, fshatrave, ndarjeve administrative të Shqipërisë, emrat e
zonave/krahinave sipas emërtimeve të tyre popullore ose atyre të lashtësisë, si dhe monumente
të kulturës apo natyrës të përcaktuara me ligj ose akte nën ligjore.
19.6 Lista e publikuar e emrave të ndaluar dhe rezervuar, përditësohet nga Autoriteti Përgjegjës
mbi bazën e informacionit përkatës të marrë dhe arsyetuar në rrugë ligjore.
Nuk përjashtohen rastet kur për shkaqet e mësipër të cituara Autoriteti Përgjegjës, në përgjigje të
një aplikimi per regjistrimin e një emri të tille, të shprehë mosmiratimin e arsyetuar, pavarsisht
mosprezencës së këtij emri në listën e publikuar.
19.7 Autoriteti Përgjegjës, lidhur me përcaktimin e listës së emrave të ndaluar dhe listës së
emrave të rezervuar, bashkëpunon me Kuvendin, Këshillin e Ministrave, Organet e pushtetit
vendor, Institucionet e sistemit gjyqësor, institucione të tjera të percaktuara me ligj ose akte
nënligjore, si dhe çdo institucion ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë aderon.
Page 13
13
19.8 Mosmarrëveshjet e ndryshme, që mund të lindin me të interesuarit dhe pasojat për
shkak të tyre, lidhur me listën e emrave të ndaluar dhe rezervuar, nuk përbëjnë përgjegjësi ligjore
për Autoritetin Përgjegjës.
19.9 Aplikuesi, të cilit i refuzohet nga Autoriteti Përgjegjës regjistrimi i emrit të domain-it të
kërkuar, për shkak të përfshirjes së tij në listën e emrave të ndaluar apo të rezervuar (sipas pikës
së mësipërme 19.6), ka të drejtën e ankimit pranë këtij autoriteti duke parashtruar faktet,
kundërshtimet dhe pretendimet e tij për përfshirjen e emrit per te cilin aplikon në këtë listë
brenda 30 ditëve kalendarike nga data e marrjes së njoftimit.
Kërkesa, detyrimisht duhet të jetë e shoqëruar me arsyetimet përkatëse.
Neni 20
Rregullat sintaksore
20.1 Emër domain-i është tërësia e një serie karakteresh alfanumerike që përfshin shkronjat nga
A deri tek Z, numrat nga 0 deri tek 9 dhe shenjën minus “-”.
20.2 Nga pikpamja sintaksore nuk mund të regjistrohen emrat e domain-eve të
mëposhtëm kur:
a) Emrat përbëhen nga një karakter;
b) Emrat përbëhen nga dy karaktere;
c) Emrat fillojne ose mbarojne me minus “-”;
d) Emrat përbëhen nga më shume se 63 karaktere;
e) Emrat fillojnë me dy karaktere alfanumerike të çfarëdoshme të pasuara nga dy
minuse( formati “xy--”).
Neni 21
Regjistrimi i emrit të domain-it
21.1 Për regjistrimin e emrit të domain-it zbatohet procedura e mëposhtme:
a) Përpunimi i aplikimeve bëhet në mënyre kronologjike, duke iu referuar kohës së depozitimit të
aplikimit.
b) Pasi plotësohet forma përkatëse (formulari për regjistrimin e një emri domain-i ) në përputhje
me Rregulloren, dërgohet tek Autoriteti Përgjegjës me një nga mënyrat e njohura ligjërisht.
Pranohen edhe aplikimet (për regjistrim emrash të rinj domain-esh) e dërguara në rrugë
elektronike ( e-mail). Aplikimet e përcjella dorazi nuk pranohen.
c) Çdo aplikim shqyrtohet nga Autoriteti Përgjegjës brenda 5 ditë pune nga dita e depozitimit të
tij. Me përfundimin e shqyrtimit dhe pranimin e tij, aplikuesi njoftohet në rrugë elektronike me
e-mail për të vijuar me ekzekutimin e pagesës sipas faturës dhe procedurës përkatëse.
Në rast të mospranimit të aplikimit, aplikuesi njoftohet me e-mail për arsyen/et e refuzimit dhe
orientohet për të riaplikuar në përputhje me Rregulloren.
d) Nga data e regjistrimit të një emri domain-i poseduesit i lihen në dispozicion 15 ditë
kalendarike afat për të bërë ndryshime/korigjime të mundëshme, pasojë e ndonjë gabimi
ortografik lidhur me emrin e domain-it të regjistruar ose informacionin qe lidhet me kontaktet.
Pas periudhës së përmendur më lart kërkesa për ndryshimin/korigjimin e emrit te domain-it
Page 14
14
konsiderohet kërkesë për regjistrim të ri për pasojë duhet të shoqërohet me një formular aplikimi
për regjistrim te ri.
21.2 Aplikuesi, ka të drejtë që në çdo kohë të heqë dorë vullnetarisht nga posedimi I emrit të
domain-it të regjistruar sipas kësaj Rregulloreje, duke njoftuar me shkrim për këtë, Autoritetin
Përgjegjës.
Neni 22
Kriteret e regjistrimit
22.1 Regjistrimi i emrit të domain-it sipas kësaj Rregulloreje do të bëhet në bazë të parimit ”kush
aplikon i pari shërbehet i pari” (first come – first served), me të cilin nënkuptohet
selektimi/përzgjedhja nga ana e Autoritetit Përgjegjës sipas kohës së depozitimit të aplikimit të
vlefshëm.
22.2 Aktivizimi i emrave te domain-eve, pasi është kryer shqyrtimi i aplikimit dhe ka rezultuar
në përputhje me Rregulloren, kryhet në ditën që Autoriteti Përgjegjës merr konfirmimin zyrtar
nga banka për kryerjen e pagesës së regjistrimit.
Neni 23
Faturimi i pagesave për regjistrimin dhe posedimin e emrave të domain-eve
23.1 E drejta për posedimin e një emri domain-i, pas miratimit nga Autoriteti Përgjegjës, bëhet
efektive me kryerjen e pageses përkatëse nga ana e përfituesit (poseduesit), sipas përcaktimeve
të kësaj Rregulloreje”.
23.2 Pagesa e parashikuar për posedimin e një emri domain-i përcaktohet me Vendim të
Këshillit Drejtues të AKEP-it ”
.
23.3 Autoriteti Përgjegjës, bën faturimin e pagesës për aplikantin/poseduesin, të cilit I njoftohet
sipas njërës nga format të njohura ligjërisht, për ekzekutimin e saj në llogarinë bankare të
paracaktuar në faturë.
23.4 Pagesa duhet të bëhet brenda 4(katër) ditëve pune nga data e miratimit të aplikimit,
përndryshe aplikimi shpallet i pavlefshëm dhe aplikanti duhet të riaplikojë nga fillimi”.
23.5 Për periudhën në vazhdim, pagesa kryhet brenda 3(tre) mujorit të fundit përpara përfundimit
të afatit të vlefshmërisë së emrit të domain-it.
23.6 Për likujdimin e faturës, Autoriteti Përgjegjës, 30 (tridhjetë) ditë kalendarike përpara
përfundimit të afatit të vlefshmërisë së emrit të domain-it/ve, bën njoftimin me email të
poseduesit nëpërmjet adresës së tij dhe adresës së “kontaktit të likujdimit të faturës”, të
përcaktuara dhe deklaruara sipas kushteve të kësaj Rregullore.
23.6 Lidhur me dërgimin e njoftimit për kryerjen e pagesës nëpërmjet adresave të emailit të
poseduesit dhe “kontaktit të likujdimit të faturës” të përcaktuara dhe deklaruara prej tyre,
Autoriteti Pergjegjes nuk merr përsipër përgjegjësi për mosfunksionimin e këtyre adresave.
Page 15
15
23.7 Konfirmimi i pagesës për derdhjen e saj në numrin e llogarisë së Autoritetit Përgjegjës,
duhet të mbërrijë tek Autoriteti Përgjegjës deri ditën e fundit të afatit të përcaktuar në faturë për
pagesën.
Nëqoftëse Autoriteti Përgjegjës, nuk e merr konfirmimin e pritur nuk mban përgjegjësi
për ndonjë bllokim të mundshëm të përdorimit të domain-it sipas nenit 25 të kësaj
Rregulloreje.
Neni 24
Pezullimi i veprimeve
24.1 Pezullimi, vendoset mbi veprimet (psh modifikimi, transferimi, etj.) e Autoritetit Përgjegjës
për një emer domain-i sipas rasteve të përcaktuara më poshtë, por pa u kufizuar ne to:
a) Në rastin e një urdhëri lëshuar nga gjykata për pezullimin e veprimeve, mbështetur
nga një ekzekutim i përkohshëm ose me autoritetin e vendimit përfundimtar siç është
parashikuar në nenin që lidhet me transferimin e detyruar, ose transferimin e të drejtës
së pronësisë.
b) Në pritje të vendimit të arbitrazhit mbi konfliktin përkatës, nëse kërkuesi i është drejtuar kësaj
alternative për zgjidhjen e mosmarrëveshjes.
24.2 Pezullimi, ngrin të gjitha veprimet e parashikuara për t'u kryer nga Autoriteti Përgjegjës,
por poseduesi ka të drejtë ta përdorë atë, me perjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe me
vendim gjykate.
24.3 Mbi bazën e vendimit përfundimtar gjyqësor apo arbitrazhit për zgjidhjen e
konfliktit, përfundon edhe periudha e pezullimit të veprimeve.
Neni 25
Bllokimi i një emri domain-i
25.1 Autoritetit Përgjegjës bllokon emrin e domain-it në çdo rast që identifikon një shkelje të
kushteve apo kritereve të përcaktuara në këtë Rregullore, sipas rasteve të mëposhtme, por pa u
kufizuar ne to:
a) Në rastin e një identifikimi të pasuksesshëm.
Fillimisht, përpara ekzekutimit të kësaj mase, poseduesi njoftohet nga Autoriteti Pergjegjes duke
i lejuar një afat prej 15(pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike për të korrigjuar mosperputhjen e
informacionit të paraqitur me kushtet e përcaktuara në Rregullore. Nese poseduesi nuk vepron
brenda këtij afati, atehere Autoriteti Përgjegjës vepron duke bërë bllokimin e emrit të domain-
it/ve.
b) Në se asnjë nga alternativat që mundësojnë komunikimin me kontaktin administrativ dhe
poseduesin nuk është funksionale (e vlefshme) edhe pas 15( pesëmbëdhjetë) ditësh kalendarike
nga kryerja e njoftimit për ta rinovuar informacionin .
c) Në rastin e një vendimi gjyqësor që urdhëron bllokimin e emrit të domain-it, mbështetur nga
një ekzekutim i përkohshem ose me fuqinë e vendimit përfundimtar siç është përshkruar në nenin
që lidhet me transferimin e detyruar të një emri domain-i, etj.
Page 16
16
d) Në rastet kur në afatin e pëcaktuar në Rregullore, nuk është kryer pagesa përkatëse.
25.2 Në rast mospagese të detyrimeve të parashikuara në Vendimin përkatës të Këshillit
Drejtues të AKEP dhe këtë Rregullore, Autoriteti Përgjegjës bën bllokimin e emrit të domain-it
për një periudhë 30 (tridhjetë) ditë kalendarike. Gjatë kësaj periudhe, poseduesi ruan të drejtën e
rihapjes së emrit ekzistues duke kryer pagesën përkatëse”.
25.3 Konfirmimi i pagesës për periudhën në vijim duhet të mbërrijë tek Autoriteti Përgjegjës
brenda periudhës 30(tridhjetë) ditotë kalendarike gjatë së ciles emri i domainit është i bllokuar,
në të kundert emri i domain-it mbyllet në përputhje me klauzolën e përcaktuar në nenin 26.
Subjekti, që humbet të drejtën e posedimit në një rast të tillë, në se kërkon përsëri të posedojë një
emër domai-ni, duhet të veprojë në të njejtën mënyrë siç veprohet për regjistrimin fillestar të një
emri domain-i.
25.4 Verifikimi i plotësimit të kushteve të parashikuara në këtë nen nuk përbën ndonjë detyrim të
veçantë për Autoritetin Përgjegjës përtej atyre që janë parashikuar në këtë Rregullore dhe është i
mundshëm në çdo rast dhe afat gjatë posedimit të emrit.
Neni 26
Mbyllja e një emri domain-i
26.1 Mbyllja e emrit të një domain-i për shkaqet e parashikuara në këtë nen, është një veprim i
menjëhershëm dhe i pa revokueshëm, përveçse kur subjekti që e ka patur në përdorim domain-in
e mbyllur, brenda 30 ditëve kalendarike nga data e mbylljes, arrin të vërtetojë të kundërtën me
prova të pakundërshtueshme ligjërisht.
26.2 Kur emri i një domain-i mbyllet, ai kthehet brënda 30 (tridhjetë) ditëve kalendarike në
gjendje të lirë dhe mund të regjistrohet nga një aplikant i ri.
26.3 Mbyllja e një emri domain-i zbatohet:
a) Në qoftë se situata nuk është zgjidhur pas periudhës së bllokimit 30 (tridhjetë) ditore,në
mënyrë të veçantë lidhur me nenet 10 (rinovimi i informacionit) dhe 25 (bllokimi i një emri
domain-i).
b) Në bazë të një vendimi gjyqësor mbështetur nga një ekzekutim i përkohshëm ose me fuqinë e
vendimit përfundimtar siç është parashkruar në nenin që lidhet me transferimin e detyruar të një
emri domain-i. Ky vendim duhet që domosdoshmerisht të njoftohet/paraqitet tek Autoriteti
Përgjegjës, nga pala e interesuar nëpërmjet shërbimit postar.
c) Në rastin e një vendimi arbitrazhi për zgjidhjen e konfliktit dhe mosapelimit të tij në gjykatë
sipas afatitit të parashikuar ligjërisht .
d) Kur vetë emri i domain-it përfshin një shprehje, haptazi të paligjshme ose rezulton se është i
përfshirë në listën e emrave të ndaluar dhe rezervuar të publikuar nga
Autoriteti Përgjegjës.
e) Regjistrimi i domain-it, lidhur me poseduesin është i paligjshëm, pavarësisht nga përdorimi i
tij specifik.
f) Poseduesi ka thyer kushtet themelore të Rregullores në mënyrë të vazhdueshme ose ka
vazhduar të shkelë këto kushte pavarësisht paralajmërimeve të bëra nga Autoriteti Përgjegjës.
gj) Kur të dhënat e poseduesit apo të kontaktit administrativ të depozituara tek Autoriteti
Page 17
17
Përgjegjës gjatë procesit të regjistrimit apo rinovimit të informacionit, nuk janë të sakta edhe
15(pesëmbëdhjetë) ditë kalendarike pas njoftimit të Autoritetit Përgjegjës për ta bërë një gjë të
till (rinovimin e informacionit).
g) Kur është e pamundur të përcaktohet identiteti i poseduesit apo kontaktit administrativ nga të
dhënat e paraqitura.
h) Adresa e dhënë nga poseduesi nuk mund të kontaktohet më edhe pas 30 (tridhjetë) ditë
kalendarike bllokimi (neni 25).
26.4 Poseduesi i emrit të domain-it, ka të drejtë në çdo kohë të kërkojë mbylljen e tij nëpërmjet
aplikimit me formën përkatëse tek Autoriteti Përgjegjës. Me bërjen e këtij aplikimi për mbylljen
e emrit të domain-it, poseduesi merr përsipër të gjitha përgjegjësitë që rrjedhin nga një veprim i
tillë.
26.5 Për kryerjen e veprimit të mbylljes së emrit të domain-it, me kërkesën e poseduesit
Autoriteti Përgjegjës mund të kërkojë nga poseduesi një konfirmim me shkrim të dërguar me
postë ose me fax.
26.6 Për rastet e përcaktuara në këtë nen, në situata të cilat nga rrethanat dhe arsyet e momentit
konsiderohen të rëndësisë së veçantë dhe që kërkojnë veprim të menjëhershëm, me vendim të
Autoritetit Përgjegjës mbyllja e emrit të domain-it bëhet pa njoftim paraprak.
Neni 27
Zgjidhja e mosmarrëveshjeve
27.1 Në çdo rast mosmarrëveshje ose konflikti të lindur midis një poseduesi dhe çdo pale tjetër të
interesuar direkt ose indirekt, që lidhet me regjistrimin e një emri domain-I sipas Rregullores, për
zgjidhjen e tyre, pala kërkuese do të veprojë duke iu drejtuar njerës prej zgjidhjeve alternative të
parashikuara në legjislacionin shqipar në fuqi:
a) Çdo gjykatë e rrethit gjyqësor sipas ligjit “Për organizimin e sistemit gjyqësor”; ose;
b) Çdo forme Arbitrazhi dhe Ndërmjetësimi të rregulluar me ligj në Republikën e Shqipërisë.
27.2 Në çdo rast mosmarrëveshje ose konflikti të mundshëm midis palëve për çështje që lidhen
me emrat e domain-eve, Autoriteti Përgjegjës i përmbahet parimit të neutralitetit. Autoriteti
Përgjegjës, vihet në lëvizje dhe do të veprojë vetëm në rastet e parashikuara ligjërisht si, ruajtja e
konfidencialitetit apo mbrojtja e të dhënave personale,etj.
27.3 Si një përjashtim nga parimi i efektit prapaveprues, përzgjedhja e ndjekjes së proçedurës së
zgjidhjes së konfliktit do të aplikohet tek të gjithë emrat e regjistruar deri në momentin e hyrjes
në fuqi të kësaj Rregulloreje.
Neni 28
Modifikimi teknik
28.1 Modifikimi teknik mund të kryhet në çdo kohë sipas kushteve të parashikuara në Rregullore
për këtë qëllim.
28.2 Në rastin e modifikimeve, Autoriteti Përgjegjës i kerkon poseduesit të emrit të domain-it një
konfirmim paraprak me shkrim ose me fax.
Page 18
18
28.3 Edhe në këto raste, poseduesi i emrit të domain-it, është tërësisht përgjegjës ligjërisht për
vërtetësinë dhe korrektësinë e të dhënave të depozituara prej tij tek Autoriteti Përgjegjës.
Neni 29
Transferimi vullnetar i emrit të domain-it
29.1 Emrat e domain-eve, të cilët janë në përputhje me kushtet e kësaj Rregulloreje dhe
veçanërisht me kriteret e identifikimit, mund të transferohen nga një posedues tek një tjetër
vetëm me miratimin paraprak të kërkesës nga ana e Autoritetit Përgjegjës.
Nuk lejohet:
a) kryerja e transferimeve të emrave të regjistruar nën “.gov.al, .mil.al dhe .edu.al”;
b) tranferimi i emrave të domain-eve në posedim
29.2 Autoriteti Përgjegjës, do të aprovojë transferimin vullnetar të emrave të domaineve,
përveç rasteve të përjashtimeve të parashikuara në pikën 29.1, vetëm në qoftë se
aplikuesi i ri ka siguruar prova të pranimit nga poseduesi aktual, në përputhje me
procedurën e mëposhtme:
a) Poseduesi aktual plotëson dhe dërgon tek Autoriteti Përgjegjës, sipas
mënyrës/formave të njohura ligjërisht, formularin për transferim të emrit të domain-it.
b) Me marjen e miratimit nga Autoriteti Përgjegjës aplikuesi i ri duhet të plotësojë dhe
dërgojë sipas mënyrës/formave të njohura ligjërisht, formularin për regjistrim të emrit
të domain-it në fjalë.
c) Afati maksimal i paraqitjes së aplikimit është 30 (tridhjetë) ditë kalendarike nga data
e marjes së miratimit nga Autoriteti Përgjegjës, në të kundërt emri i domain-it mbyllet
në përputhje me klauzolën e përcaktuar në nenin 26.
29.3 Në rastin e një likujdimi të detyrueshëm sipas legjislacionit në fuqi të subjektit
posedues, formulari për kërkesën e transferimit vullnetar duhet të firmoset nga personi i
parashikuar ligjërisht.
Neni 30
Transferimi i detyrueshëm i emrit të domain-it
30.1 Autoriteti Përgjegjës do të kryejë një transferim të detyrueshëm të emrit të domain-it në
kushtet e:
a) Ekzekutimit të një vendimi përfundimtar gjyqësor ose arbitrazhi në përputhje me
legjislacionin në fuqi.
b) Zbatimit të detyrueshëm ligjërisht të një Marrëveshje Ndërshtetërore (dypalëshe ose
shumëpalëshe).
c) Ekzekutimit të një vendimi gjyqësor, si një kontribut i pjesshëm asetesh në rastet e likujdimit
të një shoqërie tregtare (person juridik ose fizik tregtar) sipas legjislacionit në fuqi.
d) Si një titull ekzekutiv në kushtet e mëposhtme:
i) Pas njoftimit me postë që pala e interesuar i bën Autoritetit Përgjegjës për një titull ekzekutiv
që lidhet me një kalim të detyrueshëm të emrit të domain-it në kuptim të Kodit të Procedurës
Civile dhe të ligjeve përkatëse.
ii) Nëqoftëse një titull ekzekutiv apo vendim i lëshuar nga një prej organeve alternative të
zgjidhjes së mosmarrëveshjes ose konfliktit, është kthyer (pranuar kundërshtimi),
Page 19
19
Autoriteti Përgjegjës do të kryejë të gjitha veprimet administrative të urdhëruara, sipas kushteve
të njëjta.
30.2 Autoriteti Përgjegjës nuk mund të veprojë me një aplikim, i cili nuk është në përputhje me
këto kushte.
30.3 Autoriteti përgjegjës, do të veprojë vetëm në zbatim të një vendimi origjinal gjykate të
paraqitur nga pala e interesuar dhe jo nga dërgimi i letrave, shkresave apo kopje të ndonjë
urdhëri gjykate.
30.4 Veprimet administrative, të kryera nga Autoriteti Përgjegjës në zbatim të titullit ekzekutiv
nuk sjellin asnjë përgjegjësi për të, për çfarëdo lloj arsye.
Aplikanti, duhet të mbrojë dhe garantojë Autoritetin Përgjegjës ndaj çdo përgjegjësie dhe
detyrimi që mund të rezultojë prej veprimeve të këtij të fundit në lidhje me ekzekutimin e
vendimit të gjykatës.
Neni 31
Detyrimet e poseduesit të ri pas transferimit të emrit të domain-it
31. 1 Procedura për kalimin e detyrueshëm të emrit të domain-it përfshin këto detyrime për
poseduesin e ri përfitues:
a) Poseduesi i ri përfitues nga titulli ekzekutiv duhet të ndjeki plotësisht të gjithë
procesin dhe rregullat e vendosura nga Autoriteti Përgjegjës.
b) Poseduesi i ri, duhet të paguajë të gjitha detyrimet lidhur me veprimet teknike dhe
administrative të kalimit të detyrueshëm të emrit të domain-it, si dhe është përgjegjës
për të gjitha detyrime e pashlyera nga poseduesi i mëparshem.
31.2 Për të bërë të mundur kalimin e emrit të domain-it tek poseduesi i ri, duhet që ky i fundit të
paraqesë formën e plotësuar për regjistrim të ri tek Autoritetit Përgjegjës, brenda 30(tridhjetë)
ditëve kalendarike nga data e njoftimit për ekzekutimin e titullit ekzekutiv.
31.3 Mosparaqitja e formularit përkatës për aplikim pranë Autoritetit Përgjegjës brënda
30(tridhjetë) ditëve kalendarike vijon me një bllokim të emrit të domain-it për 30(tridhjetë) ditë
të tjera kalendarike dhe më pas në rast mosveprimi nga subjekti i interesuar, emri i domain-it
mbyllet në përputhje me klauzolën e përcaktuar në nenin 26.
Neni 32
Konfidencialiteti dhe ruajtja e privacies
32.1 Informacioni dhe dokumentat e mbajtura nga/ose të depozituara tek Autoriteti Përgjegjës,
konsiderohen nga natyra e tyre si konfidenciale dhe nuk do të kalohen tek të tretët, përveçse kur
kjo përbën:
a) një detyrim ligjor;
b)
kur me kërkesë me shkrim të depozituar në Autoritetin Përgjegjës, një palë e
interesuar kërkon të dhënat e domosdoshme për një ose disa “posedues” me qëllim
ngritjen e padisë kundra tij/tyre, sipas përcaktimeve të parashikuara në Kodin e
Procedurës Civile (neni 154), për fillimin e një procedure alternative për zgjidhje
mosmarrëveshje ose konflikti”.
Page 20
20
32.2 Kur një alternativë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ose konfliktit është përzgjedhur dhe
bërë e ditur zyrtarisht, Autoriteti Përgjegjës do t'i sigurojë organit që do të merret me zgjidhjen e
mosmarrëveshjes ose konfliktit ose personit që ai autorizon,gjithë informacionin e kërkuar dhe
në mënyrë të veçantë, të dhëna që lidhen me emrin e domain-it në mosmarrëveshje/konflikt.
Autoriteti Përgjegjës, brenda mundësive do t'i siguroje këtyre organeve , listën e emrave
të domain-eve të regjistruara nga poseduesi të lidhur me padinë.
32.3 Autoriteti Përgjegjës, duke mos qënë në kundërshtim me legjislacionin përkatës në fuqi, do
të respektojë në çdo rast të drejtën e poseduesit për ruajtjen e privacisë.
Neni 33
Të dhënat personale
33.1 Poseduesi i një emri domain-i, sipas kësaj Rregulloreje, ka të drejtë të disponojë gjithashtu
informacionin zyrtar që ka Autoriteti Përgjegjës lidhur me të.
33.2 Poseduesi, gjithashtu ka të drejtë të kërkojë nga Autoriteti Përgjegjës korrektimin
administrativ të informacionit përkatës nëse një gjë e tillë ka arsye të vërtetuara që duhet bërë.
Ky shërbim është pa pagesë.
Neni 34
Detyrimet
34.1 Aplikantët, janë përgjegjës për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për përmbushjen e
kushteve të kësaj Rregulloreje dhe kujdesen nën përgjegjësin e tyre për informacionet, në të
gjitha format, që jepen nga Autoritetit Përgjegjës për këtë qëllim ( shpjegime, informacione
online, të dhëna për veprime juridike, pyetje më të zakonshme, letra informuese, etj).
34.2 Aplikanti, ka përgjegjësi individuale ligjore për vërtetësinë, saktësinë,autenticitetin dhe
mjaftueshmërinë e informacionit që ai i dërgon Autoritetit Përgjegjës.
34.3 Autoriteti Përgjegjës, ka për detyrë të kryej regjistrimin e emrave të domain-eve, sipas kësaj
Rregulloreje në interes të publikut dhe në përputhje me ligjet për publikimin dhe mos
diskriminimin, të përpiluara për të siguruar mbrojtjen e të drejtës intelektuale të aplikantit.
34.4 Autoriteti Përgjegjës zbaton dhe është përgjegjës për veprimet që kryen lidhur me
regjistrimin e emrave të domain-ve, vetëm për sa parashikohet në këtë Rregullore.
34.5 Pavarësisht veprimeve që kryhen mbi bazën e kësaj Rregulloreje, Autoriteti Përgjegjës nuk
është përgjegjës në lidhje me ndonjë të drejtë paraprake të padukshme ose për të cilën nuk është
ngritur ndonjë pretendim ose padi për emrin e domainit (përveç rasteve të regjistrimeve në zonën
e nën domain-eve), por është përgjegjës për zbatimin me korrektësi të kësaj Rregulloreje.
Neni 35
Garancitë
Page 21
21
35.1 Poseduesi i emrit të domain-it në asnjë rast nuk duhet të bëhet shkak për të implikuar me
përgjegjësi Autoritetin Përgjegjës ndaj çdo veprimi, akuze, pretendimi apo kundërshtimi nga çdo
palë tjetë që pretendon të drejta të çdo lloji mbi emrin e domain-it, në lidhje me regjistrimin apo
kalimin/transferimin e këtij të fundit.
35.2 Poseduesi i emrit të domainit është përgjegjës për të gjitha dëmet e pagueshme nga
Autoriteti Përgjegjës si rrjedhojë e ndonjë konflikti, proçesi gjyqësor apo çdo lloj proçedure
tjetër, përfshirë këtu dhe kostot ligjore dhe ato për mbrojtjen e interesave të saj, si dhe për kostot
që Autoriteti Përgjegjës ka për zbatimin e vendimeve ligjore dhe veprimeve financiare.
Neni 36
Modifikimi i Rregullores
36.1 Rregullorja mund të modifikohet me inisiativën e Autoritetit Përgjegjës ose me kërkesën e
palëve të interesuara kur Autoriteti Përgjegjes e çmon të bazuar dhe të pranueshme këtë kërkesë.
36.2 Amendimet e mundëshme publikohen në faqen e Internetit të Autoritetit Përgjegjës dhe
bëhen pjesë integrale e Rregullores me të njejtën fuqi.
Neni 37
Ligjshmëria
37.1 Kjo Rregullore administrohet sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Shqipërisë”
Neni 38
Dispozitë përfundimtare
38.1 Kjo Rregullore hyn në fuqi 15 ditë kalendarike pas miratimit me Vendim të Këshillit
Drejtues të AKEP dhe publikimit të saj në faqen e internetit www.akep.al
Page 22
22
ANEKS 1 (shfuqizuar)
Dispozitat mbi të cilat do të bëhet regjistrimi i emrave të domain-eve gjatë
periudhës kalimtare (sunrise period)
Page 23
REPUBLIKA E SHQIPERISE
AUTORITETI I KOMUNIKIMEVE ELEKTRONIKE DHE POSTARE
Tirane me, 08.07.2008
LISTA E EMRAVE TE NDALUAR
Mbeshtetur ne Rregulloren “ Për Regjistrimin dhe Administrimin e Emrave të
Domain-eve nën .AL dhe nën domain-et .gov.al, .mil.al, .edu.al, .com.al, .org.al
dhe .net.al” neni 18 dhe neni 19 pika 3 miratojme listen e grupfjaleve te
ndaluara qe konsiderohen te papershtatshme dhe sensitive per perdorim publik
ne emrat e domaineve .AL
•
Blasfemi (kur perdoren per fyerje te ketij karakteri)
•
homose ksual
•
identitet seksual (karakter fyerje)
•
fyerje familjare
•
organet e riprodhimit njerezor (karakter fyerje)
•
sharje
•
fyerje me emra kafshesh
•
prostitucion (kur perdoret per fyerje te ketij karakteri)
•
semundje ngjitese (kur perdoren per qellim fyerje)
•
fyerje raciale
•
fyerje etnike
•
fyerje per shkak te semundjeve mendore
•
fyerje me baze fetare
Adresa : Tirane – Rruga “Reshit Çollaku” Nr. 43, Tel : (4) 259571 Fax : (4) 259106
Page 24
Adresa : Tirane – Rruga “Reshit Çollaku” Nr. 43, Tel : (4) 259571 Fax : (4) 259106
•
fyerje politike me terma cifute, naziste etj.
•
fyerje personale
•
fyerje te inteligjences
•
fyerje te kategorish te ndryshme grupfjalesh